VIDEO/ Emocione të forta për Ronela Hajatin, dëgjon në studio zërin e babait të ndjerë

VIDEO/ Emocione të forta për Ronela Hajatin, dëgjon në

Një zë, një moment për të kujtuar një jetë. Kështu ishte dhe dje surpriza për Ronela Hajatin kur dëgjoi zërin e të atit në një video të përgatitur për të.

Ervin Kurti në “Muzikë kur dëgjoj” në “E Diell” bëri bashkë miqtë e këngëtares së njohur për t’a surprizuar dhe zëri i të atit e shtangu artisten.

E emocionuar dhe e tronditur nga një video e rrallë me babain e saj, të ndjerin Marash Hajati vite më parë, Ronela pohoi se këtë surprizë do ta mbante mend gjatë në jetën e saj dhe miqtë që ajo pa të ngjiteshin në skenë si: Sageri, Megi Shehu, Sara Kolami, Niko Komani, Sara Jaupaj dhe Anxhela Peristeri ishin ndër njerëzit që e kishin mbështetur atë në kohërat e saj më të errëta.

Ndërkohë këngëtarja e njohur, Anxhela Peristeri, i këndoi asaj në formë surprize këngën “Plas” të Flori Mumajesit, një prej njerëzve më të rëndësishëm që kanë shënjuar në jetë e saj artistike kur ishte pjesë e “Threedots”.

Moderatorët Ervin Kurti dhe Nevina Shtylla e ngacmuan Ronelën dhe për jetën e saj private dhe detaje të tjera nga karriera e saj artistike që solli shumë të qeshura dhe nota humori në sallë.

EMISIONET