Nicole Kidman mahnit fansat me VIDEO-n nga ballkoni i një hoteli luksoz në Francë ku po zhvillon fotosesionin

Nicole Kidman mahnit fansat me VIDEO-n nga ballkoni i një hoteli luksoz

Nicole Kidman bëri një fotosesion në Francë. Madje, aktorja ka ndarë me fansat e saj në rrjetet sociale një klip nga ky proces.

Ylli i Hollivudit ka postuar një video në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet duke pozuar në ballkonin e një hoteli luksoz, me detin në sfond. Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte veshja e saj.

Aktorja shfaqet duke pozuar me një body të zi me një dekolte të mbyllur, ndërsa poshtë ka veshur vetëm geta të zeza.

Flokët i ka bërë me kaçurrela të lëshuara, ndërsa Nicole Kidman është veçanërisht e buzëqeshur, duke treguar se po shijon fotosesionin. Në mbishkrimin e postimit të saj ajo ka shkruar: Me dashuri nga Franca.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Nicole Kidman (@nicolekidman)

EMISIONET