SHBA sulmoi centralet bërthamore/ Starmer: Irani duhet të kthehet në tryezën e negociatave

SHBA sulmoi centralet bërthamore/ Starmer: Irani duhet të kthehet

Pas sulmeve të SHBA-së ndaj centraleve bërthamore në Iran, një vendim i marrë së fundmi nga presidenti amerikan, Donald Trump, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit britanik, Keir Starmer.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, thotë se SHBA-të kanë ndërmarrë veprime për të “zbutur” “kërcënimin e rëndë” të programit bërthamor të Iranit.

Në një deklaratë ai tha se: “Programi bërthamor i Iranit është një kërcënim serioz për sigurinë ndërkombëtare.

Iranit nuk mund t’i lejohet kurrë të zhvillojë një armë bërthamore dhe SHBA-të kanë ndërmarrë veprime për të zbutur këtë kërcënim.”

"Situata në Lindjen e Mesme mbetet e paqëndrueshme dhe stabiliteti në rajon është një përparësi.

Ne i bëjmë thirrje Iranit të kthehet në tryezën e negociatave dhe të arrijë një zgjidhje diplomatike për t'i dhënë fund kësaj krize.", përfundoi reagimin e tij Starmer./ BBC.

EMISIONET