Itali, piloti humb kontrollin, rrëzohet helikopteri në zonën Le Prese. Një viktimë dhe tre të plagosur

Itali, piloti humb kontrollin, rrëzohet helikopteri në zonën Le

Një helikopter me katër persona në bord u rrëzua mëngjesin e sotëm në zonën Le Prese, në komunën e Lanzadës, provinca e Sondrios, Itali.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:35, kur mjeti ajror humbi kontrollin dhe u përplas në tokë.

Si pasojë e aksidentit, një person humbi jetën. Ai u transportua me urgjencë drejt spitalit të Sondrios, por ndërroi jetë pak pas mbërritjes. Tre pasagjerët e tjerë kanë mbetur të plagosur lehtë.

Mes të mbijetuarve është edhe piloti 60-vjeçar Maurizio Folini, i njohur për operacionet e tij të shpëtimit në Everest. Folini ka pësuar një dëmtim në dorë, ndërsa dy pasagjerët e tjerë, një grua 27-vjeçare dhe një burrë 54-vjeçar, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet italiane po hetojnë shkaqet e rrëzimit të helikopterit.

EMISIONET