Sulmi i Iranit me raketa drejt bazës amerikane në Katar, Macron: Palët të vetëpërmbahen dhe të ulen në tryezën e negociatave

Sulmi i Iranit me raketa drejt bazës amerikane në Katar, Macron:

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka shprehur solidaritet me Katarin pas sulmit iranian.

“U bëj thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë vetëpërmbajtjen maksimale, të ulin tensionet dhe të kthehen në tryezën e negociatave. Kjo spirale kaosi duhet të marrë fund”, shkroi Macron në një postim në rrjetet sociale.

Bisedimet bërthamore midis SHBA-së dhe Iranit ishin planifikuar dy ditë para se Izraeli të fillonte të sulmonte objektivat iraniane në fillim të këtij muaji.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, u takua me homologët e tij francezë, gjermanë dhe britanikë një ditë para se SHBA-të të bombardonin objektet bërthamore të Iranit.

EMISIONET