PS vijon akuzat për mbifaturimet: Qeveria dhe ERE, fajtore

Deputeti i PS-së Arben Ahmetaj ka vijuar edhe sot akuzat për abuzimet me faturat e energjisë elektrike.Në një konferencë për shtyp, deputeti Ahmetaj akuzoi qeverinë edhe ERE-n për situatën e krijuar me mbifaturimet.“Qeveria dhe ERE janë përgjegjëse të krijimit të piramidës së re që rëndohet mbi kurrizin e qytetarëve. Sot qytetarët paguajnë 200 përqind më shumë se në vitin 2005” tha Ahmetaj.Ai ka paraqitur edhe disa fatura të energjisë elektrike që sipas tij tregojnë abuzimet që janë bërë në kurriz të konsumatorëve shqiptarë.“Ne treguam sesi abuzohet me familjet shqiptare. Faji është i qeverisë dhe Entit Rregullator të Energjisë që s`ka bërë detyrën e tij. Kjo është një piramidë e cila rrezikon shëndetshmërinë e ekonomisë dhe të shoqërisë shqiptare” shtoi Ahmetaj.