PDIU: Politika shqiptare të udhëhiqet nga patriotizmi

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka uruar sot Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama për rizgjedhjen e tij.Në një deklaratë për shtyp, PDIU-ja thekson se mesazhet e dhëna gjatë orëve të para të mëngjesit nga zgjedhjet amerikane duhet të jenë leksione për aktorët politikë në Shqipëri.“PDIU shpreson që shumë shpejtë, prej zgjedhjeve të vitit 2013, aktorët politikë në vendin tonë të kenë kurajën dhe pjekurinë politike që të sillen si garuesit në zgjedhjet amerikane, ku fituesi vlerëson atë që humbi dhe e përgëzon për garën pa e quajtur humbës dhe ai që humbet përgëzon fituesin duke i ofruar bashkëpunim në emër të kombit” thuhet në deklaratën e PDIU-së.Sipas saj patriotizmi që u tregua në deklaratën e presidentit Barack Obama  duhet të jetë në qendër të veprimtarisë politike edhe në Shqipëri.“Është pikërisht patriotizmi ai i cili prodhon sistemin demokratik dhe ngre lartë vlerat e përbashkëta të lirisë e së drejtës. PDIU, si një parti me vektor patriotik, i bën thirrje të gjithë klasës politike në vend të veprojë në emër të interesave të kombit, një mesazh ky i dhënë sot nga presidenti Obama. Zgjedhjet e lira dhe demokratike, por mbi të gjitha sjellja dhe bashkëpunimi i forcave politike janë jetike për interesat kombëtare shqiptare” thuhet më tej në deklaratë.Gjithaashtu PDIU-ja ka ripërsëritur thirrjen  për mbledhjen e tyrezës së partive politike për tejkalimin e ndasive në emër të kombit dhe atdheut, duke u frymëzuar nga mesazhet e vazhdueshme që vijnë nga aleati ynë i madh strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.