Presidenti Obama rikthehet në Uashington

Presidenti amerikan Barak Obama është kthyer me familjen e tij në Uashington DC për t'u përballur me  sfidat  që e presin  në këtë mandat të dytë pas fitores kunder kandidatit republikan Mitt Romney. Sfida e parë për presidentin dhe Kongresin është shmangija e përplasjeve fiskale në fillim të vitit të ardhshëm.Obama po merr masa për të realizuar atë që premtoi në fjalimin që mbajti në Çikago me rastin e pranimit të mandatit të tij të dytë si president. Me një fitore të theksuar të Kolegjit Elektoral dhe me një diferencë jo të madhe votash popullore ndaj rivalit të tij republikan, Mit Romni  Obama tha se amerikanët votuan për veprim dhe jo për politikën e zakonshme"dhe tha se është i gatshëm të bashkëpunojë me Kongresin.Presidenti  amerikan  Obama u telefonoi udhëheqësve republikanë dhe demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit, përfshirë edhe kryetarin republikan Xhon Bojner.Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë ai përsëriti angazhimin e tij për të gjetur zgjidhje dy partiake për të ulur deficitin në mënyrë të balancuar, për të ulur taksat për familjet e shtresës së mesme dhe për bizneset e vogla dhe për të krijuar vende të reja pune.Por kompromiset në Uashington janë të vështira dhe afati i skadimit të taksave të ulta të miratura gjatë administratës së Presidentit Bush, si dhe shkurtimit të detyrueshëm të shpenzimeve po afrohet.Ndërkohë Bojner shprehu gatishmërinë për të bërë kompromis për çështje të tilla të mprehta si të ardhurat e reja, duke thënë se kjo mund të realizohet nëpërmjet reformës së taksave. Bojner la të kuptohet se është i hapur për negociata të reja për marrëveshje më të gjera për të zgjidhur çështjet e deficitit dhe borxhit të vendit.Analistët  politik thonë se  Obama  ka  disa mënyra për të kapërcyer ngçrçin, por atmosfera e përgjithëshme e polarizuar e vendit nuk ka ndryshuar. Presidenti triumfoi edhe pse Shtetet e Bashkuara ndodhen në vështirësi ekonomike, me papunësinë në 7.9 për qind, niveli më i lartë në kohë fushate që nga rizgjedhja e Rusveltit.