Trupat turke bastisin rebelët kurdë në Irak
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2012, 16:18
Televizioni privat turk, NTV, raportoi sot se komandot turke kryen një bastisje në Irak për t’i sulmuar rebelët kurdë.NTV tha se bastisja ishte një operacion dy-ditor, që përfshinte dy batalione të përkrahura nga aeroplanë luftarakë.Trupat kishin shënjestruar bazat e Partisë Kurde të Punës, të vendosura rreth pesë kilometra larg kufirit me Turqinë.Duke cituar burime anonime, NTV tha se bastisja përfshinte një shkallë të ngushtë, por ishte efektive.