Sulm me bombë në Pakistan, 26 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2012, 08:22
Të paktën 26 persona, shumica prej të cilëve ushtarë, janë plagosur në një sulm me bombë në një bazë ushtarake në qytetin më të madh të Pakistanit, Karachi.Agjencia e lajmeve AFP ka cituar zyrtarët pakistanezë të cilët kanë deklaruar se 26 persona janë plagosur mëngjesin e sotëm, përfshirë 21 anëtarë të forcave paramilitare, pjesëtarët e së cilës ndihmojnë policinë në mbajtjen e sigurisë në vend.Raportet thonë se automjeti i mbushur me eksploziv goditi portat e bazës ushtarake, por nuk arriti që të hynte brenda kompleksit.Ende nuk dihet se kush është përgjegjës për sulmin.