SHBA, dënohet me 1 vit burg regjisori i filmit anti-Islam

Shtetasi amerikan që dyshohet të jetë  producenti i filmit anti-Islam, që shkaktoi protesta masive në vendet e Lindjes së Mesme, është dënuar me një vit burg për shkelje të lirimit me kusht.Nakoula Basseley Nakoula u dënua nga një gjyqtar në Kaliforni pasi pranoi katër shkelje të kryera prej tij të një dënimi të dhënë në vitin 2010 për mashtrim.Asnjë nga akuzat nuk lidhej me përmbajtjen e filmit kontrovers, “Pavajësia e Myslimanëve”. Disa dhjetëra persona humbën jetën në Lindjen e Mesme në protestat kundër këtij filmi.Gjyqtarja Christina Snyder deklaroi se Nakoula, 55 vjeç, duhet të kalojë 12 muaj në qeli, të ndjekur nga një mbikëqyrje 4-vjeçare pas lirimit të tij. Ndërsa prokurori i çështjes kërkoi dy vite dënim.Nakoula, që u arrestua në shtator, ka gjithashtu emrat Sam Bacile, Nicola Bacily dhe Mark Basseley Youssef dhe mendohet të jetë një amerikano-egjiptian kopt.