Fitorja e Obamës, Ivanishvili: Presim forcim të marrëdhënieve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2012, 13:54
Kryeministri i Gjeorgjisë, Bidzina Ivanishvili parashikon që marrëdhëniet ndërmjet Gjeorgjisë dhe SHBA-ve do të forcohen, pas rizgjdhjes së Barack Obamës si president edhe për katër vitet e tjera.Duke folur sot në Tbilisi, pas rizgjedhjes së Obamës, Ivanishvili tha se viti 2012 është një “vit i demokratëve”, duke iu referuar edhe fitores së koalicionit të tij “Ëndërra gjeorgjiane”, në muajin tetor.Ivanishvili gjithashtu e ka quajtur Amerikën si “miken më të mirë” të Gjeorgjisë.