Guatemala, 48 të vdekur nga tërmeti

Të paktën 48 persona kanë gjetur vdekjen nga tërmeti që goditi Guatemalan.Presidenti i vendit Otto Perez Molina, ka dhënë këmbanën e alarmit duke këshilluar për evakuimin e banorëve nëpër ndërtesa të larta, si masa paraprake.Zyrtarë të shtetit kanë thënë se rrëshqitjet e dheut kanë shkatërruar rrugët dhe do të duhet rreth 24 orë për të rindërtuar lidhjet me zonën e goditur nga tërmeti.Njerëz të tmerruar u larguan nga zyrat apo shtëpitë pranë rajonit në fjalë, teksa ndërtesat u tronditën që nga Mexico City në San Salvador.Ministri i energjitikës tha se rreth 73 mijë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.Ekspertë të tërmeteve thanë se tronditjet u ndjenë rreth orës 10:35 (lokale, 17:35 me orën e Shqipërisë), gati 23 kilometra larg qytetit Champerico në Guatemala dhe ishte me magnitudë 7,4 ballë.