Rikonfirmimi si President i Obamës, ja sfidat për 4-vjeçarin e ardhshëm

Para se Obama te mund te qendroje i qete e te relaksohet per arritjen e sigurimit te nje mandati te dyte ne detyre, atij i duhet te mendoje ne lidhje me sfida qe e presin perpara.1. Nje ekonomi akoma ne perpjekje per rimekembje:SHBA duket se po ndermarrin ngadale nje dalje nga kriza e renies ekonomike me te keqe te perjetuar qe pas depresionit te madh. Papunesia ka rene, por mbetet perseri e larte ne vlerat e 7.9%, ndersa punesimi mbetet teper i ngadalte per te absorbuar miliona te papune amerikane. Gjithashtu rritja ekonomike mbetet ne stanjacion ne vlerat e 2% ne tremujorin e trete.Nder faktoret e shumte qe terhoqen SHBA ne krize jane kriza e borxhit ne Europe dhe ndikimi qe rezultoi ne tregetine globale, problemet e vazhdueshme ne tregun e pasurive te patundhsme ne SHBA, pasiguria ne lidhje me politiken fiskale amerikane.2. Problemet fiskale e pas saj deficiti buxhetor:Kombinimi i shkurtimeve drastike te shpenzimeve dhe rritjet tatimore mund te hedhin perseri ekonomine e brishte te SHBA ne recension, kjo ndryshon nese Kongresi do ndermarre veprimet e duhura.Shpresohet të arrihet një marrveshje qe mban larg SHBA nga renia sistemit fiskal, duke u perqendruar ne deficitin qe kete vit ka kapur vlerat e 1.1 trilion dollare apo 7% te GDP. Per ta bere kete, Presidenti dhe Kongresi do te duhet ta luftoje ate me ane te programeve sociale ne Sherbimin Shendetesor apo ate te sigurimeve shoqerore, ne lidhje me deficitin buxhetor apo edhe ne strukturen e taksave.3. Irani:Irani qendron si nderlidhes i mjaft prej sfidave te politikave te SHBA - angazhimi ne Afganistan, sigurimi i stabilitetit ne Irak, promovimi i nje rezolute per situaten ne Izrael/Palestine, lufta kunder terrorizmit, sigurimi i nje qasje te qarte per energjine dhe parandalimi i perhapjes berthamore.4. Kostot ne Sherbimin Shendetesor:Sfida perpara eshte shume me e komplikuar se sa ndryshimet ne strukturen e finacimit, por nevojitet nje rinovim teresor i sitemit shendetësor.5. Te punoje me Kongresin:Shumica e analisteve parashikojne se Kongresi do te mbetet i ndare: me republikanet ne kontrollin e Dhomes se Perfaqesuesve dhe demokratet mbajtjen e maxhorances, edhe pse me nje vote te Senatit.