Buxheti i BE-së, Merkel viziton Londrën

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka mbërritur në Londër për të zhvilluar bisedime me kryeministrin e Britanisë së Madhe, David Cameron, lidhur me një mosmarrëveshje për buxhetin 7 vjeçar të radhës së Bashkimit Evropian.Cameron ka kërcënuar se do të përdorë veton për buxhetin e BE-së për vitet 2014-2020, i cili është propozuar të jetë 1 trilion euro, sepse, sipas tij, buxheti bën thirrje për rritje në shpenzime.Ai tha se dëshiron shkurtime të buxhetit, ose të paktën që të ngrihet në nivelet aktuale.Para takimit të saj në Londër, Merkel tha se nuk mund ta paramendojë Bashkimin Evropian pa Britaninë e Madhe si anëtare.Ajo tha se Bashkimi Evropian nuk e ka përdorur gjithmonë buxhetin e tij me “efikasitetin më të madh”, por tha se shpreson që ai të përdoret më mirë në të ardhmen.