Të shtëna në Moskë, “braktiset nga e dashura”, vret 5 persona
5 persona kanë mbetur të vdekur ne Rusi, teksa janë përballur me një breshëri arshësh nga kolegu i tyre. Një burrë 30 vjeçar ka qëlluar sot pesë kolegë të tij, në atë që mendohet të ketë qenë një tërbim, pas dehjes, në Moskë.Shtetasi është identifikuar si Dmitri Vinogradov 30 vjec, kishte qenë i armatosur me dy armë gjysëm-automatike. Në gjendje të dehur ai shkoi në një kompani farmaceutike, ku punonte si avokat, dhe gjuajti me armë tre burra dhe dy gra.Policia e Moskës thonë se ai ishte braktisur nga një vajzë, dhe pastaj kishte vazhduar të dehej me pije alokoolike. Raportohet se vajza kishte punuar në kompaninë në fjalë, dhe nuk dihet ende nëse ishte në mesin e viktimave.I dyshuari, pak para aktit, kishte postuar një mesazh në internet, ku thuhej: “E urrej njerëzimin dhe jetën. E shoh vetëm një mënyrë për të arsyetuar: Të vras sa më shumë njerëz që është e mundur”.