Sulmohet ambasada e Lituanisë në Minsk

Sulmohet ambasada e Lituanisë në Bjellorusi. Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare të cilat kanë theksuar se  persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me bomba molotov dhe gurë ambasadën e Lituanisë në Minsk.Ministria e Jashtme e Lituanisë tha se do ta thërrasë të dërguarin e Bjellorusisë në Vilnius dhe do të paraqesë një notë proteste, lidhur me këtë incident.Ambasadori i Lituanisë në Bjellorusi, Linas Linkevicius tha sot se “ishte fat i madh që iu shmangën dëmtimit, sepse pasojat do të mund të ishin shumë  të rënda”.Të dyja vendet kanë marrëdhënie jo të mira diplomatike, pavarësisht lidhjeve të tyre tregtare.