Moskë, Peres takohet me presidentin Putin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2012, 09:14
Presidenti i Izraelit, Shimon Peres pritet të takohet sot në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin.Kremlini njoftoi se bisedimet pritet të fokusohen në situatën në Lindjen e Mesme, përfshirë konfliktin sirian.Gjithashtu raportohet se do të diskutohet edhe për bashkëpunimin dy-palësh në fushën e energjisë dhe agrokulturës.Sipas njoftimit të Kremlinit, bashkëpunimi tregtar dhe i investimeve ndërmjet të dyja vendeve ende nuk është në nivel të kënaqshëm.