Obama rizgjidhet president: Më e mira për Amerikën do të vijë
Barack Obama rizgjidhet president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në zgjedhjet që janë konsideruar të jenë më të ngushtat në historinë amerikane.Rezultatet paraprake tregojnë se Presidenti Barak Obama ka mundur rivalin e tij republikan Mit Romney duke siguruar 303 vota kundrejt rivalit të tij Mitt Romney i cili ka marrë 203 vota.Mësohet se Obama ka siguruar fitore në mbi 20 shtete si dhe në kryeqytetin e vendit Uashington. Ai fitoi në shtete të rëndësishme si Ajova dhe Pensilvani ndërsa Romney siguroi fitore në shtetin e lëkundur të Karolinës së Veriut dhe në Indiana.Obama: Më e mira për Amerikën do të vijëPresident i rizgjedhur amerikan Barak Obama ka mbajtur një fjalim mbesëlënës para mbështetësve të tij pasi shifrat treguan se ai do të jetë edhe për katër vite zoti i Shtëpisë së Bardhë. Nga Chikago ndërsa shoqërohej nga bashkëshortja Michele dhe vajzat Malia e Sasha Obama bëri thirrje për unitet."Më e mira duhet ende të vijë. Edhe katër vjet të tjera do të jemi bashkë. Ne besojmë në një Amerikë më bujare, më zemërdhembshur, më tolerante, prandaj duhet të ecim përpara. Rikthehem në Shtëpinë e Bardhë më i vendosur dhe më i frymëzuar se kurrë. Ju votuat për veprim, jo për politikë zi zakonisht" tha aiPresidenti amerikan tha se do të punojë me republikanët mbi problemet të cilat mund të zgjidhen vetëm nëse politikanët punojnë sëbashku."Pavarësisht vështirësive që kemi kaluar, nuk kam qenë kurrë kaq shpresues për të ardhmen tonë dhe ju kërkoj që ta mbani gjallë këtë shpresë. Nuk është idealizëm, por ajo kokëfortësi se këmbëngulja do të sjellë diçka më të mirë për ne për sa kohë që do të kemi kurajon ta arrijmë" shtoi ObamaObama premtoi se do të luftojë për një Amerikë ku çdo njeri mund tia dalë nëse përpiqet. "Mendoj se mund të arrijmë këtë të ardhme sëbashku sepse nuk jemi të ndarë sikurse sugjerojnë përkatësitë politike. Ne do të vazhdojmë udhëtimin tonë përpara" shtoi Obama.Obama falenderoi republikanin Mitt Romney dhe kandidatin për Zv. president Paul Rayan për fushatën e kryer, duke theksuar se një rivalitet kaq i fortë tregon dashurinë e palëve për një të ardhme më të mirë të vendit.Ai falenderoi edhe zvpresidentin Joe Biden për mbështetjen e dhënë, shtabin elektoral dhe gjithë mbështetësit demokratë, por dhe familjen e tij."Do të keni vlerësimin e përjetshëm te presidentit. Faleminderit që më keni besuar në çdo hap. Më keni ngritur shpirtërisht dhe do ju jem mirënjohës për gjithçka keni bërë” shtoi aiMitt Romney pranon humbjenNdërkohë kandidati republikan, Mitt Romney, në daljen e tij para mbështetësve, ka pranuar humbjen në zgjedhjet presidenciale."Ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen. I kam telefonuar Presidentit Obama për ta uruar, familjen dhe zgjedhësit e tij. Kjo është një kohë sfidash për Amerikën dhe unë lutem që Presidenti të ketë sukses në rrugën e tij në drejtim të vendit tonë", tha Romney.Ai ka theksuar se shpreson që të mos i kishte zhgënjyer mbështetësit e tij. "Kombi ynë, jeton një moment kritike dhe ne nuk mund të rrezikojmë duke mbajtur qëndrimin e gabuar. Unë besoj tek Amerika dhe tek populli amerikan", tha Romney.Senati fitohet nga demokratët ndërsa Dhoma e Përfaqësuesve nga republikanëtNdërkohë, Presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara do të duhet të punojnë me një Dhomë të Përfaqësuesve të kontrolluar nga republikanët.Kjo do të thotë që ligjvënësi republikan John Boehner nga shteti i Ohajos ka të ngjarë të mbajë postin e tij si kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve, ndërsa ligjvënësi Eric Cantor nga shteti i Virxhinias pritet të mbetet udhëheqësi i shumicës.Nga 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve demokratëve do t'u duhej të fitonin 25 vende për të marrë kontrollin.Disa gara kyçe për në Senatin e SHBA ende janë pa rezultat, edhe pse demokratët korrën disa fitore kyçe në Massachusetts, Ohajo dhe Indiana.Zgjedhësit votuan për 33 vende në Senatin prej 100 vendesh të kontrolluar aktualisht nga Partia Demokratike. Republikanëve do t'u duhej të fitonin 4 vende për të marrë kontrollin e Senatit.