Liderët botërorë urojnë Obamën

Liderët botërorë ka uruar presidentin  Barak Obama për rizgjedhjen e tij në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Kryeministri britanik David Cameron ka qenë ndër udhëheqësit e parë ndërkombëtarë që ka mirëpritur rizgjedhjen e presidentit amerikan Barack Obama për një mandat të dytë katërvjeçar.Duke shkruar në Tëitter, Cameron e përshkroi Obamën si një “mik” dhe tha se ai mezi pret që të “vazhdojnë të punojnë së bashku.”Në Bruksel, presidenti i Bashkimit Evropian Herman Van Rompuy tha nëpërmjet Tëitter se ai është “shumë i lumtur” për rizgjedhjen e Obamës.Anders Fogh Rasmussen, sekretar i përgjithshëm i aleancës ushtarake të NATO, ka shprehur “urime të ngrohta”, duke lavdëruar atë që ai e quajti “udhëheqje të shquar” të Obamës në ruajtjen e marrëdhënieve euro-atlantike.Në Moskë, ligjvënësit në Dumën Shtetërore të Rusisë gjithashtu përshëndetën fitoren e Obamës ndaj sfiduesit republikanë Mitt Romney, duke e quajtur rezultatin si “alternativë më të mirë” për Rusinë.Ligjvënësit shprehën shpresën se presidenti amerikan do të vazhdojë “rivendosjen” e marrëdhënieve mes Moskës dhe Uashingtonit.EdhelLideri kinez Hu Jintao e uroi presidentin amerikan Barack Obama për rizgjedhjen e tij, duke vënë në pah “progresin pozitiv” në raportet mes dy shteteve në katër vitet e kaluara,.“Presidenti Hu Jintao dhe kryeministri Wen Jiabao i ka dërguar mesazhe urimi presidentit Obama për rizgjedhjen  e tij”, u ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Hong Lei, gazetarëve në Pekin.