Cameron sulmon propozimin për rritjen “qesharake” të buxhetit të BE

David Kameron ka sulmuar nje rritje 'qesharake' te propozuar mbi buxhetin e BE ne prag te takimit qe do zhvillohet mes tij dhe kancelares Gjermane Angela Merkel në Londër .Kameron ka lene te kuptohet se ai deshiron nje ngrirje te ketij buxheti, e qe eshte nen presion nga disa anetare te partisë se tij per te nisur nje fushate per nje reduktim ne terma reale te saj.Gjermania ka treguar se eshte ne favor te argumentave te Mbreterise se Bashkuar, por thote se rritja eshte e nevojshme.Bisedimet mes dy liderve vijne me pak se 3 jave para samitit te shteteve anetare te BE, ne te cilin ata do perpiqen qe te punojne ne nxjerrjen e planeve te reja afatgjata te shpenzimeve per Brukselin.Duke folur me Abu Dhabi, gjate vizites 3 ditore te tij ne Lindjen e Mesme, Kameron tha se ai do jape nje argument shume te fuqishem e te forte per nje marrveshje qe detyron Komisionin Europian te kufizoje buxhetin e saj."Une ndjej se jam do jem atje duke luftuar per taksapaguesit europian, sidomos per taksapaguesit britanike" - ka thene kryeministri anglez. Ai shtoi se do te jete i pregatitur per te vene veton ndaj cdo propozimi te papranueshem - qe do te thote se nje marrveshje nuk do te shkoje perpara.Por nese nuk arrihet asnje marrveshje deri ne fund te vitti te ardhshem 2013, buxheti do te jete i ndjekur ne 2014 me nje rritje prej 2% ne llogarine e inflacionit.