Franca i hap rrugë adoptimit të fëmijëve nga homoseksualët
Qeveria socialiste e Francës ka mbështetur një projektligj për legalizimin e martesës mes personave të së njejtës gjini dhe lejimin e adoptimit të fëmijëve nga homoseksualët.Draft ligji pritet që të debatohet në parlament në muajin janar. Presidenti frencez, Francois Hollande, i cili e trajtoi këtë çështje si pjesë të rëndësishme të platformës së tij elektorale, i tha kabinetit të tij se projektligji nënkupton “progres jo vetëm për individët por edhe për shoqërinë në tërësi”.Nga ana tjetër, partitë opozitare të krahut të djathtë, gjithashtu edhe organizatat e krishtera, myslimane dhe hebreje i kanë kundërshtuar këto propozime.Një numër i shteteve evropiane, përfshirë Belgjikën, Britaninë, Danimarkën, Islandën, Holandën, Norvegjinë, Spanjën dhe Suedinë, veçse u kanë lejuar çifteve homoseksuale adoptimin e fëmijëve.