Presidenti frances Hollande, gafë në urimin e tij për Obamën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2012, 07:33
Presidentit të Francës, Francois Hollande, ngatërrohet në letrën e urimit, të shkruajtur në anglisht, drejtuar presidentit të SHBA-së Barack Obama.Në mesazhin zyrtar të tij, të publikuar në profilin e Eliseo-s në Twitter, Hollande e mbyll letrën me frazën: “friendly, Francois Hollande” (miqësisht, Francois Hollande).Në fakt, kjo shprehje në anglisht nuk nënkupton asgjë, pasi shprehja “miqësisht” në anglisht duhej të ishte shkruar “friendly yours”.Në frëngjisht është tepër e përhapur shprehja “amicalement”, gjë që mund ta ketë ngatërruar kreun e Eliseo-s në urimin e tij ndaj presidentit të rikonfirmuar tashmë të SHBA-ve.