Merkel thirrje Britanisë për nxitje të integrimit të BE-së

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka bërë thirrje për një bashkëpunim më të ngushtë brenda Bashkimit Evropian dhe ka kërkuar që Britania ngurruese të vazhdojë të jetë zemra e BE-së.Gjatë seancës së sotme në Parlamentin Evropian, Merkel insistoi se BE-ja duhet të lëvizë përpara, pavarësisht krizës ekonomike. Ajo gjithashtu shtyu përpara propozimet e saj për t’i dhënë më shumë fuqi selive të BE-së.Merkel dëshiron që samiti i dhjetorit i BE-së të sjellë një afat kohor dy apo tre vjeçar, për t’i siguruar bllokut më shumë fuqi për të intervenuar në buxhetet kombëtare.Ajo tha se do të bëjë gjithçka që është e mundur që ta mbajë Britaninë e Madhe në Bashkimin Evropian si një partner të mirë.