Berisha: Rama të votojë 3 ligjet, mocion për Fierin
Kryeministri Sali Berisha ka shpalosur një ofertë konkrete për liderin e opozitës që do të çojë më pas në miratimin e ligjeve të cilësuar në parlament të kërkuara nga BE-ja si kusht për statusin.Kryeministri Sali Berisha, tha se mund të shkojnë në votim të gjithë të zgjedhurit vendor të qarkut të Fierit, ku qyetetarët atje vendosin mazhorancën fituese.“Sa i takon Fierit, meqë po bëhet tërkuzë ky problem, nuk ka një njeri të vetëm të lirë që të mund të lidhë Ligjin e Gjykatës së Lartë me problemin e Fierit, janë gjëra të palidhshme, por në rast se Rama dyshon në statusin aktual të Qarkut të Fierit, të kryetarit, anëtarëve, atëherë i ofroj atij një kompromis të qartë politik dhe ky kompromis është që secili nga anëtarët e qarkut dhe të gjitha instancat t’i nënshtrohen mocionit të besimit, ata që vijnë nga bashkia në këshillat bashkiakë, ata nga komunat në komuna. Në rast se nuk ke më synim bllokimin”- tha Berisha.Po ashtu shefi i qeverisë tha se mazhoranca është e gatshme të dëgjojë sygjerimet dhe vërejtjet e PS-së në mënyrë që tre ligjet të miratohen bashkarisht.“Këto tre ligje nuk mund të kenë asnjë pengesë për votimin e tyre. Amendamentet për ligjin e Gjykatës së lartë janë amendime të diktuara nga grupi i PS-së i cili kërkroi në ligjin e Gjykatës Administrative të shtohet kolegji administrativ në Gjykatën e Lartë dhe ne e pranuam pavarësisht që hartuesit e ligjit nuk e konsideronin këtë të nevojshëm. Ne jemi të gatshëm edhe për të dëgjuar propozime të grup socialist që ai të votohet bashkërisht. Ndërsa ligji për shërbimin civil është hartuar me mbështetjen e EURALIUS. Ne jemi të hapur ti pronojmë sygjerimet e opozitës por mjafton që ne ta konsolidojmë më tej shërbimin civil. Jemi të hapur për të marrë vërejtjet dhe sygjerimet që mund të ketë PS-ja” tha Berisha.Duke iu referuar Rregullores së Kuvendit, Berisha ka thënë se këtë radhë me dëshmitarë më shumë se një ai pranoi që pas fjalës kryesore të kryeministrit, kryetari i opozitës të marrë fjalën jo dy minuta, por me rregullore ta marrë 10 minuta.“Meqë Rama kërkon me cdo kusht të shpallet kryeministër edhe kur nuk është duhet t’i them të informohet mirë se në të gjitha protokollet kryetari i opozitës ka statusin një ministri dhe s’ka status tjetër dhe këtë status unë jam i pari që ia kam akorduar atij në të gjitha aspektet dhe është vepruar shumë drejt. Nuk kam nxjerrë ndonjëherë këtë tezë se kam menduar se gradualisht do ta realizojë, vendo nuk mund të ketë dy statuse të njëjta ndaj dhe kushtetuta parashikon të drejtën e kryeministrit si të drejtë kryeministri dhe kjo ka logjikë ligjore dhe është absolutisht e paimagjinueshme që parlamenti të shndërrohet në një arenë të dy vetëve, nuk mund të ndodhë”- tha ai.Duke iu referuar festimeve për 100-vjetorin e pavarësisë, kryemsinitri ka ftuar opozitën ti bashkohet festimeve paradite në qytetin e Vlorës e më pas ti bashkohen festës në kryeqyetet.“Unë përshendes vendimin e Ramës që do të jetë në 28 nëntor në Vlorë. Do të nderojmë së bashku Ismail Qemalin dhe ata burra që firmosën deklaratën e pavarësisë. Do nderojmë qytetarët e Vlorës dhe do të nderojmë qytetarët e Shqipërisë duke u kthyer në Tiranë ku do të bëjmë të gjitha nderimet. Ky muaj reflekton mirëkuptim dhe më shumë se çdo gjë tjetër është një apel të bashkohemi rreth interesit tonë që është njëkohësisht interesi më i parë i çdo qytetari” tha Berisha.