Te ardhurat e taksave, per sektoret e lene ne harrese

Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha ka publikuar formulen e re te pritshme, qe do te zbatohet per vjeljen e taksave, formule te cilen ia ka propozuar USAID-it pak muaj me pare. Gjate nje takimi qe zhvilloi dje ne nj shkolle te larte jopublike, kryebashkiaku i Tiranes foli per propozimin qe i ka bere USAID-it qe te beje pjese te paketes se rishqyrtimit, te decentralizimit mbledhjen e takses se biznesit te vogel nga administrata qendrore tatimore, propozim i cili eshte marre ne shqyrtim edhe nga Ministria e Financave dhe mbeshtetur nga ish - kryetari i Bashkise se Tiranes, Edi Rama. "Propozimi im, ka qene qe te kemi nje konsolidim te sistemit te mbledhjes, se takses ne tre kushte. Kushti i pare eshte qe sistemi i ri te mos jete asnje barre shtese fiskale jo e jo, por as administrative per subjekte te cilat deri tani jane ne juridiksionin tone, pra per biznesin e vogel. Se dyti, do te kemi nje kompensim te plote, dhe avancues nepermjet nje formule, te bashkendarjes se te ardhurave midis pushtetit qendror dhe pushtetit vendor dhe te thyejme ketu edhe tabu te tjera si taksa e fitimit, apo tatimi mbi te ardhurat personale dhe se treti kjo te ndodhe ne kushte te nje partneriteti dhe bashkepunimi midis pushtetit vendor dhe pushtetit qendror", tha Basha. Ne lidhje me piken e fundit, kryebashkiaku i Tiranes sugjeroi qe sherbimet aktuale te te ardhurave tatimore te pushtetit vendor, te ndihmojne ne nje lufte me efikase ndaj informalitetit, por njekohesisht te dedikohen me fuqishem ne ato aspekte, ku puna e pushtetit vendor ne keto 20 vjet le per te deshiruar. "Ketu gjej rastin te shpreh kenaqesine qe ky propozim ne teresi eshte mbeshtetur deri tani si nga Ministria e Finances, ashtu edhe nga kreu i opozites, dhe ndonese mund te kete lindur si nje motivim per te treguar ndryshime ne prag te nje fushate elektorale kombetare, mund te kthehet me pak vullnet ne dicka qe na bashkon ne drejtim te nje imperativi, per te cilin shume eshte folur me perpara, por pak eshte bere"- theksoi Basha. Me pas, ai ka deklaruar se Bashkia mund te beje shume per zhvillimin ekonomik dhe punesimin. I ftuar ne bashkebisedimin "Roli i bashkise per zhvillimin ekonomik dhe sipermarrjen", Basha theksoi se cdo kryetar bashkie ka patur dhe ka mundesi te ule deri ne 30 per qind nivelin e taksave te biznesit te vogel. Sipas tij, nje nisme e tille, jo vetem qe nuk u ndermor nga administrata e meparshme e Bashkise por u kundershtua fort edhe vendimi i qeverise, per te mos lejuar rritjen e taksave, me shume se 10 per qind te takses se biznesit te vogel, nga 30 per qind para vitit 2009. "Cdo pretendim se Kryetari i Bashkise, sot apo para dy vitesh, apo para 5 vitesh nuk mund te ulte taksat deri ne 30 per qind, eshte nje e pavertete e madhe qe i thuhet publikut dhe nje justifikim per apatine e pushtetit vendor, ne raport me zhvillimin ekonomik", tha kryebashkiaku Basha.Burimi