Kina: Do vijojmë patrullimin e ujrave teritoriale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Qershor 2013, 08:18
Një gjeneral kinez deklaroi se luftanijet do të vazhdojnë të patrullojnë ujrat ku Pekini ka pretendime territoriale, megjithë mosmarrëveshjet me vende të tjera aziatike.Duke folur në konferencën vjetore të sigurisë në Singapor, general-lejtnanti Ki Jianguo, zëvendës shefi i Ushtrisë Popullore Çlirimtare, tha se Pekini e sheh Detin e Kinës Lindore dhe Detin të Kinës Jugore pjesë të sovranitetit kinez.Ki i tha delegatëve se luftanijet kineze dhe aktivitetet patrulluese janë totalisht legjitime dhe të padiskutueshme.Kina është përfshirë në mosmarrëveshje territorial me Japoninë, Vietnamin, Filipinet, Brunein dhe Malajzinë mbi ishujt e pasur me burime në dy detet.