Lartësitë Golan, presidenti sirian kërcënon Izraelin

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka paralajmëruar Izraelin se Siria do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë, në rast të ndonjë sulmi të ardhshëm me raketa.Në një intervistë për një televizion libanez, ai tha se ka një “presion popullor” për të hapur një front lufte kundër Izraelit, në Lartësitë Golan.Al-Assad ka folur për “al-Manar TV”, që ka lidhje të afërta me lëvizjen ushtarake shiite në Liban, Hezbollahun, një aleat tepër i ngushtë i qeverisë siriane.Izraeli ka ndërmarrë 3 sulme nga ajri në Siri, për të ndaluar transferimin e armëve të rënda drejt Hezbollahut në Liban.Izraeli ka pushtuar Lartësitë Golan që prej luftës së vitit 1967. Ai aneksoi territorin në 1981, në një lëvizje, e cila nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar.Predhat siriane kanë goditur pozicionet izraelite në Lartësitë Golan, edhe pse nuk është e qartë nëse ato kanë patur si shënjestër rebelët në zonat kufitare, ndërsa Izraeli i është kundërpërgjigjur zjarrit.Siria dhe Izraeli kanë qenë në gjendje lufte, që prej 1948, por kufiri ka qenë relativisht i qetë gjatë viteve të fundit.Presidenti Bashar al Assad deklaroi se Siria mund të marrë  dërgesën e parë të sistemit mbrojtës anti-raketor nga Rusia.Izraeli ka deklaruar se i konsideron raketat ruse si një kërcënim serioz ndaj sigurisë së tij.