Letra drejtuar Obamës e njëjtë me atë të kryebashkiakut të Nju Jorkut

Letra e dyshimtë, që iu dërgua presidentit amerikan, Barak Obama, është e ngjashme me dy letrat me helm në adresë të kryebashkiakut të Nju Jorkut, Majkëll Blumberg, që lidheshin me mbështetjen e tij për kontrollin më të rreptë të armëve.Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara tha se letra drejtuar presidentit amerikan po kontrollohet nga hetuesit e FBI-së.Mediat amerikane shkruajnë se tre letrat, njëra dërguar Obamës dhe dy të tjerat Blumberg, vijnë nga qendra postare e Shreveport, e cila kontrollon postën e Luizianës, Teksasit dhe Arkansasit.Ricini është një mijë herë më helmues se cianuri dhe mund të shkaktojë vdekjen nëse thithet, gëlltitet apo injektohet.