Vdekja e Lirak Bejkos, Avokati i Popullit ngushëllon familjarët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2012, 17:19
Institucioni i Avokatit të Popullit u ka shprehur ngushëllime familjes së ish-të përndjekurit Lirak Bejkos, cili u nda nga jeta në spitalin e Barit, Itali.Duke u solidarizuar me familjarët për humbjen e njeriut të dashur, Avokati i Popullit në një deklaratë për mediat shprehu trishtim dhe dhimbje për këtë fund tragjik të Lirak Bejkos.“Shpreh trishtim dhe dhimbje për këtë fund tragjik të Lirak Bejkos.Ngushëllime familjes dhe i shprehim ndenjat e solidaritetit njerëzor në këtë moment të vështirë” theskoi AV.Lirak Bejko ndërroi jetë dje në një spital të Barit, ku po kurohej pas vetëdjegies në grevën e ish-të përndjekurve.