Gjykata lë në burg Edison Kodrallin, tension në sallë
Me tension dhe përleshje është shoqëruar seanca e sotme gjyqësore në Korcë pas lënies në burg të shtetasit Edison Kodralli, 35 vjeç, i akuzuar për vrasjen Et’hem Hënës. Dhënia e një mase të tillë sigurie nga Gjykata ka shkaktuar zemërim tek familjarët e Kodrallit, duke shkaktuar kështu një përplasje me policinë brenda sallës së gjyqit.Sipas familjarëve 35- vjeçari është i pafajshëm, ndërsa bashkëshortja e të akuzuarit, Albana Kodralli ka përjashtuar përfshirjen e bashkëshortit të saj në këtë vrasje, ndërsa ka shtuar se policia duhet të gjejë autorin e vërtetë të këtij krimi.Prova e vetme mbi bazën e të cilës u prangos Edison Kodralli është një bluzë e tij, ku janë gjetur gjurmë të djegies, por sipas familjarëve, këto janë shkaktuar nga saldimi që ai ka kryer në makinë së bashku me kunatin.Ngjarja e rëndë, ku mbeti i vrarë Et’hem Hëna u shënua pak ditë më parë në fshatin Vloçisht.