Aksident në Fushë Krujë-Laç, raportohet për të lënduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2012, 16:17
Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë- Laç, ndërsa raportohet edhe për të lënduar.Mësohet se një maune është përplasur me një automjet, duke blllokuar të gjithë aksin rrugor, pasi pas përplasjes maunja është përbysur në rrugë, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve të tjera.Policia është nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes, për kqyrjen nga afër të aksidentit si dhe zhbllokimin e trafikut.