Plantacione me ullinj në Tiranë, Ruli: 560 ha ullishte të reja
Vetëm në Tiranë, janë mbjellë rreth 560 hektarë ullishtë te reja. Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli tha se nga subvencionet e dhëna në vitet e fundit nga qeveria shqiptare kanë ndihmuar fermerët, duke i orientuar ata drejt tregjeve të reja për këtë prodhim.Për të parë se si po ecën projekti i mbjelljes së ullinjëve, Ministri ka vizituar fermerët e Baldushkut, fshati 5 km larg Tiranës. Vetëm në këtë komunë janë mbjellë 75 hektarë ullishte të reja që sipas Ministrit të bujqësisë janë quajtur si një prodhim rekord që nga viti 2007 deri në 2012.Nga ana e tyre femerët thonë se sa kanë përfituar nga subvecione për mbjelljen e platacioneve të ullinjëve, duke treguar eksperiencën e tyre dhe kërkesat e tregut.Kultivimi i ullirit është futur në masë në Baldushk dhe Ministri e ka vlerësuar si një impakt të madh ekonomik shfrytëzimin e kodrave. Sipas të dhënave të komunës, zona e Baldushkut ka arritur që këtë vit të plotësojë rreth 15% të nevojave për produkte që ka pasur metropoli.