FRD në Berat, Topi vijon akuzat ndaj PD-PS
Ka nisur jo si zakonisht takimi i Frymës së Re Demokratike me simpatizantët dhe strukturat e kësaj partie në qytetin e Beratit. Teksa përfaqësuesit e FRD-së sëbashku me pjesëmarrësit e tjerë në takim kanë mbajtur një minutë heshtje për ish të përndjekurin Lirak Bejko, i cili ndërroi jetë paraditen e së premtes, Topi ka sulmuar dy partitë kryesore PD-PS për përdorim të qytetarëve sa herë ka zgjedhje elektorale dhe indiferencë të plotë pas këtij procesi.“Lirak Bejko ishte i përndjekur si në diktaturë ashtu dhe në tranzicion. Politikanët e PD dhe PS shndërrohen në zvarranikë para zgjedhjeve dhe luanë pas tyre”tha Topi.Nga ana tjetër Kreu i FRD ka akuzuar edhe qeverinë lidhur me infrastrukturën e këtij qyteti, ku deklaroi se paratë e qytetarëve për rrugët e Beratit kanë përfunduar në xhepat e Kryeministrit dhe klanit të tij.Teksa ka shpalosur filozofinë e re të FRD-së, Bamir Topi tha se rinia dhe gruaja do të jenë prioritet i kësaj partie.