Armëmbajtje pa leje, sekuestrohen 3 armë gjahu, proçedim penal ndaj italianit

Efektivët e Policisë Kufitare të Kakavijes si rezultat i forcimit të kontrollit në pikën e Kalimit të Kontrollit Kufitar Kakavije në vijën e dytë në dalje, rreth orës 21.30, të datës 02.11.2012 kanë ushtruar një kontroll të imtësishëm në automjetin tip Audi veturë me targa CJ 515 DJ, që drejtohej nga shtetasi Italian K. Valentini , i datelindjes 1943, nga Olviato Itali,ku nga kontrolli ka rezultuar se:"Në bagazhin e automjetit u evidentuan ne dy kuti druri , ku brenda tyre kishte tre arë gjahu gjysëm automatike , ku njëra prej tyre ishte e tipit Berette dhe dy të tipit Benelli si dhe 55 fishekë gjahu.Policia Kufitare ka bërë bllokimin e drejtuesit të automjetit dhe ka njoftuar grupin hetimor i cili ka mbritur menjëherë në vendngjarje së bashku me Specialistët e Seksionit për Parandalimin dhe Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër ku ka rezultuar se:Shtetasi Itlain K. Valentini , kishte leje për këto armë vetëm për në shtetin Italian . Ky shtetas kishte qenë për gjueti në Maqedoni dhe para disa ditësh kishte hyrë në Shqipëri duke qëndruar disa ditë në Lushnjë tek një miku i vet ku dhe ka ushtruar gjueti pa leje dhe aktualisht po udhëtonte në drejtim të shtetit grek.Ky shtetas duhet të kishte marrë leje të posaçme në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të futur në teritorin e Republikës së Shqipërisë armët e gjahut si dhe leje për të ushtruar gjueti në teritorin tonë.Policia ka bërë sekuestrimin e armëve të gjahut dhe i fishekëve në cilësinë e provës materiale , si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Italian për veprën penale të "Prodhim e mbajtie pa leje të armëve të gjuetisë".Materialet në ngarkim të shtetasit Italian K. Valentini do t'i kalojnë Prokurorisë së Rethit Gjyqësor Gjirokastër për ndjekje të mëtejshme .