Aksident në Fier, makina del nga rruga, humb jetën 40-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2012, 09:44
Një aksident me pasojë vdjekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fier.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në në lagjen “1 Maji”, ku një makinë ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur rrethues dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit, 40-vjeçari Sokol Nani.Policia ka mbërritur mejëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet lidhur me shkaqet e aksidentit, ndonëse paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.