Mesazhet e Clinton për zgjedhje të lira, Dalipi: Mosbesim ndaj qeverisë

Vizita e sekretares amerikane të shtetit Hilary Clinton dhe mesazhet e saj të qarta drejtuar politikës shqiptare kanë marrë edhe komente të ndryshme nga grupet politike në vend. Anëtari i Asamblesë kombëtare të PS, dhe njëkohësisht Kreu i këshilltarëve të majtë Aldrin Dalipi në intervistën e orës 20:00 në RTV Ora News me gazetarin Patrik Sadikaj, i konsideroi shumë të rëndësishme tre pikat e theksuara nga sekretarja amerikane e shtetit Hilary Clinton në funksionimin e një demokracie.Sipas Dalipit zgjedhjet, korrupsioni dhe bashkëpunimi politik janë tre cështjet kryesore dhe fakti që sekretarjamerikane trajtoi ceshtjen e zgjedhjeve si pikë të parë, kjo do të thotë se ka një mosbesim shumë të hapur ndaj qeverisë për te organizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme."I konsideroj si tre pika shumë të rëndësishme në funksionimin e një demokracie. Zgjedhjet ishin pika e parë e trajtimit të saj, kjo do të thotë se ka një mosbesim shumë të hapur ndaj qeverisë për organizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Tre cështjet kryesore, zgjedhjet, korrupsioni dhe bashkëpunimi politik hjanë tre elementët kryesorë të vendosjes së një demokracie, ka ardhurkoha që zgjedhjet e lira të organizohen por edhe e një rrotacioni politik. Është një qeveri e zhytur në korrupsion, vendi është i zhytur në varfëri por dhe me ngjarje të rënda sic ishte kjo e humbjes së jetës së ish të përndjekurit politik. Një qeveri që s’realizon ato cfarë i ka premtuar vendit të vet nuk mund të jetë më në drejtim. Gjërat do të mund të kthehen në stabilitet me ardhjen e një qeverie tjetër, që s`mbron vetëm interesat e një grupi të caktuar por të të gjithë qytetarëve” tha ai.Lidhur me bashkëpunimin e opozitës për të plotësuar tre pikat e theksuara nga sekretarja amerikane e shtetit ,Dalipi tha se opozita është e interesuar për zgjedhje të lira dhe kontributi i saj nuk do të mungojë, por Berisha duhet të bëjë një analizë për këtë gjendje."Zoti. Berisha duhet të bëjë një analizë se pse kemi arritur në këtë gjëndje që diplomacia amerikane vë theksin në mbajtjen e zgjedhjeve të lira. Në këto kushte mund të merrej në shenjë mirëbesimi deklarata e Berishës sot, por kjo qeveri është shkëputur nga funksionimi normal i demokracisë. Opozita normal që është e interesuar për zgjedhje të lira dhe kontributi i saj nuk do të mungojë. Mesazhet e SHBA janë të qarta se nuk mund të tolerohen më mbajtje të zgjedhjeve të deformuara"theksoi Dalipi.Takimin Rama-Clinton Dalipi e konsideroi si një mesazh të qartë ndaj opozitës , një nxitje dhe inkurajim për të vazhduar betejën për vendosjen e demokracisë."Nuk ka ndodhur që nivele të larta të këtij lloji të takohen me lider të opozitës dhe u shtri në kohë më tepër se takimi që bëri me Presidentin. Takimi u bë se është i qartë qëndrimi i opozitës dhe synimi i saj për të ardhur në qeveri, është një mesazh i qartë, një nxitje dhe inkurajim për të vazhduar betejën për vendosjen e demokracisë. Nuk ka dyshim edhe në arenën ndërkombëtare që në Shqipëri ka ardhur koha për një rotacion politik që do të sjellë të majtën në pushtet. Është një sinjal i qartë për skenën politike shqiptare dhe vetë qytetarët” deklaroi kreu i këshilltarëve të majtë në bashkinë e Tiranës.Kreu i këshilltarëve të majtë Aldrin Dalipi lidhur me mundësinë e një rrotacioni natyral pas 8 vitesh, është shprehur se PS nuk pret një rrotacion por ka si qëllim të cojë tek qytetarët mesazhin se PS është e aftë të qeverisë vendin dhe të ndërmarrë reforma për të cuar përpara zhvillimin e tij."Ka kohë që po punohet, përfaqësues të opozitës janë në terren për të komunikuar me qytetarët, po shpalosim alternativën tonë përballë një qeverie që skomunikon dot me qytetarët. Kemi filluar këto ditë takime me biznesin e vogël në gjithë territorin, janë në një gjendje shumë të vështirë ekonomike, shumë prej tyre thonë se ndodhen nën presionin e gjobave të përfaqësuesve të shtetit po kështu edhe nën presionin e qytetarëve që skanë të paguajën dhe marrin me lista, ilacet po merren me lista, ska ku të shkojë më tej situata. Propozimi i PS për heqjen e taksës së biznesit të viogël është mirëpritur kudo. Ka një mosbarazi sesi trajtohet qyetari, biznesi dhe cdo gjë tjetër. Ndaj PS nuk pret një rrotacion politik, por përkundrazi ka marrë përsipër që tu thotë qytetarëve se është e aftë të qeverisë vendin dhe të ndërmarrë reforma për të cuar përpara zhvillimin e vendit"-nënvizoi ai Dalipi."Aleanca me qytetarin është aleanca kryesor"-kjo ka qenë përgjigjia e Dalipit lidhur me pyetjen nëse PS-së i duhen aleanca të tjera."Alenca kryesore është ajo me qytetarin, smund të ketë alencë me korrupsionin apo me këdo tjetër që ka përfituar në mënyrë të paligjshme në kurriz të qytetarëve. Aleanca me qytetarin nuk është thjesht me një trajtim ideologjik por praktik, pasi nëse binden ata të jeni i sigurt se ndryshimi do të ndodhë, dhe ralisht do ndodhë , PS do vijë në pushtet dhe Edi Rama do të jetë Kryeministër"tha ai.Fushata e PS është direkt me qytetarin , larg një debati që i përket tranzicionit e zhveshur nga debate politik- ky është qëndrimi i Dalipit në lidhje me fushatën e ndjekur nga PS."PS e ka mirorientuar debatin e saj politik në cështje shumë thelbësore për qytetarët dhe jo në debate shterpë. Në këtë moment që PS e ka drejtuar vizionin e saj drejt qytetarit, duke folur për taksat, shqetësimet e fermerëve ky është një mirorientim jo vetëm i debatit politik, por dhe i mentalitetit të shoqërisë shqiptare. E majta dhe socialistët janë drejtuar në cështje thelbësore që kanë të bëjnë direkt me qytetarët, duke iu larguar një debati të humbur në kohë që i përket tranzicionit. Fakti që PS e ka orientuar strategjinë e vet në këto pika e ka zhveshur veten nga debati politik i tensionuar, që ka karakterizuar zgjedhjet e mëparshme. Opozita do vazhdojë në këtë drejtim derë më derë tek cdo qytetar, biznes e fermer” përfundoi Dalipi.