Ish grevistët protestë: Homazhet për Bejkon te Instituti i ish-të përndjekurve
Ish të përndjekurit politik shprehen të pikëlluar për vdekjen e Lirak Bejkos. Por duket se vdekja e Lirakut, pjesëmarrës ne grevën e ish-të përndjekurve do të hapë një tjetër debat këtë radhe midis ish-të përndjekurve. Të mbedhur para Institutit që mbron këtë kategori miqtë e e tij kanë kërkuar që homazhet për të të mbahen në këto ambjente. Kjo derë duhet të hapet u shpreh, Skënder Tufa,se ndryshe ajo do të thyhet.“Do të vinë njërëz nga gjithë vendi edhe diaspora për homazhe. Lidhur me veprimet e mëtejshme, smund të themi asgjë konkrete. Kur të vijë në Shqipëri do ti bëhen homazhe si një hero. Fatkeqësisht na iku fizikisht, por në moral, karakter, dinjitet ai do të mbetet deri në fund të jetës sonë. Atë e vetëdogjën këta pushtetarë që janë sot në shtet. Vetëflijimi i tij shpreh keqardhje, por na jep kurajo dhe na detyron respektimin ndaj demokracisë.Ne s’do përulemi, por do vazhdojmë me bindje drejt një fitoreje për zbatimin e ligjit. Do vazhdojmë gjithmonë në rrugën që kemi premtuar. Homazhet i kemi kërkuar dhe do ti kërkojmë, është një detyrim i të gjithë shqiptarëve. Ne gishtin e përgjegjësisë e drejtojmë ndaj Kryeministrit, kërkojmë që këtu të hapet Instituti ditën kur të vijë kufoma” u shpreh ai.Ndërsa më pas ish të përndejkurit ishin për vizitë në familjen e Lirak Bejkos,për të ngushëlluar të afërmit. Ndërsa fajtor të vetëm për vdekjen e mikut të tyre ata kanë bërë pushtetin.Lirak Bejko u vetëdogj ditën e 19 të grevës duke djegur në afro 50% të trupit. Ai u nis për kurim në Itali por gjendja e tij u përkeqësua derisa humbi dhe jetën. Ai ishte babai i dy vajzave dhe ishte denuar gjatë regjimit komunist me 10 vjet burg për arratisje, por kreu vetëm 6 pasi në vend u vendos demokracia. Sipas ish-të përndjekurve mendohet se trupi i tij do të vijë në Shqipëri ditën e martë.