Basha në Selitë, inspekton punimet në 5 rrugët e zonës

Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë në infrastrukturën e 5 rrugëve në Selitë, pjesë e njësisë bashkiake nr.5. Ndërhyjet konsistojnë në asfaltimin e rrugëve, sistemin ujësjellës kanalizime dhe në anën tjetër projekti parashkikon edhe hapësira të gjelbërta për këto lagje.Kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, pa nga afër punimet, u takua me banorët dhe më pas u shpreh se ky rrjet invesitmesh do ti japin fund rrugëve të amortizuara, bllokimeve nga reshjet dhe se këto pamje, nesër do të jenë vetëm arkivi i një zone të painvestuar më parë.Kjo zonë do të preket edhe nga ndërhyjet e unazës së madhe si dhe plani urbanistik që sipas Bashës do të ndikojë në përmirësimin e jetës së banorëve.Punimet në rrugët "Qemal Butka", "Tafil Agai", "Dhimitër Pasko", "Gjerasim Qeriazi" dhe “Jaho Gjoliku do të zgjasin 10 muaj dhe financimi arrin në shifrën e 59 milion lekëve.