Rama i përgjigjet PD: Neveri për fjalët e KM mbi tragjizmin e Bejkos

Neveri per fjalet e KM mbi vdekjen tragjike te Lirak Bejkos - viktimes se pafajshme te arrogances dhe indiferences shteterore. I lehte dheu! Ky ka qenë reagimi i kryesocialistit Edi Rama menjëherë pas deklaratës së PD lidhur me vdekjen e ish të përdjekurit politik Bejko.Më herët PD ndërsa u shprehu ngushëllime familjarëve, akuzoi kryesocialistin Rama dhe kupolën e PS “për organizimin e grëves për qëllime politike kundrejt, vendosjes në krye të saj të kriminelëve dhe terroristëve si Tufa dhe Shqevi, djegies për së gjalli për qëllime politike nga Perikli Shqevi të Gjergj Ndrecës, selektimit mbi bazën e kartelës shëndetësore të të ndjerit Lirak Bejko dhe dërgimit direkt te ai me shishet e ujit të shishes së benzinës, duke besuar se flakët që do digjnin trupin e tij do shëndrroheshin në vota për karrigen e Ramës”.