Programi i qeverisë për 100 vjetor, Rama: Projekt vulgar me frymë komuniste

Një ditë pasi Ministri i Kulturës prezantoi kalendarin e programeve për festimet e 100 vjetorit të pavarësisë, ka ardhur edhe reagimi i opozitës përmes kryetarit të saj. Përmes një reagimi në rrjetin social twitter, Rama e vlerëson programin zyrtar të festimit te pavaresise projekt vulgar me fryme komuniste e pa pike shije europiane.“Vaj medet per shtetin pas 100 vjetesh. Buste e shtatore te socrealizmit ngulur kuturu ne trupin e Tiranes duke shkelur historine, fyer estetiken dhe keqtrajtuar opinionin publik. Simpoziume e mbledhje jubilare si ato te kohes se vjeter ku koha e re sjell vec arbitraritet mbi historine e propagande bajate politike..Nje darke zyrtare e pakuptimte ne daten 27 ne Vlore ku shkelet hapur Protokolli i Shtetit dhe nje ngutje e pajustifikueshme drejt Tiranes.Shkurt, nje dite e madh historike ne nje kohe te zymte per shtetin, politiken, historine, kulturen, te mberthyera prej mediokritetit absolute” shkruan Rama.Të premten Ministria e Kulturës prezantoi kalendarin për festimet e 100 vjetorit. Ministri Bumci deklaroi se Vlora dhe Tirana do të jenë mikpritëse më 28 nëntor të festimeve për 100 vjetorin e pavarësisë, ku festimet do të nisin më 28 nëntor në qytetin e flamurit dhe do të arrijnë kulmin në kryeqytetin e shqiptarëve.Aktivitet më të rralla por dhe më të rëndësishmet, sipas Bumçit përgjatë këtij muaji e në vazhdim do të jenë ekspozita me shpatën dhe përkrenaren e Skënderbut që do të sillen nga muzeu i Vjenës në Shqipëri, ekspozitë me botimin “Meshari” i Gjon Buzukut dhe botimeve të tjera të rëndësishëm. Në këtë muaj nuk do të mungojnë përurimi i monumenteve si ai i pavarësisë, ai i Ismail Qemalit e Ahmet Zogut.