430 të rinj të Sukthit anëtarësohen në PD, Berisha: Anëtarësim në partinë e fjalës së mbajtur

430 të rinj e të reja të bashkisë së Sukthit iu bashkuan ditën e djeshme Partisë Demokratike. Kryeministri Berisha duke i shpërndarë disa prej anëtarëve më të rinj të Partisë Demokratike karta anëtarsimi shprehu kënaqësinë dhe vlerësimin për vendimin që të rinjtë e Sukthit kanë marrë për tu anëtarësuar dhe për tu bërë veprimtarë politik të Partisë Demokratike, e cila - sic tha kryeministri -u themelua si parti e lirive dhe të drejtave njerëzore, si parti e vlerave më të arrira njerëzore dhe hyjnore të njeriut."Ju anëtarësoheni sot në Partinë Demokratike, e cila do të themelohej në nëntorin e '90, si parti e të drejtave dhe lirive të qytetarëve shqiptarë, të cilat i kishin të ndaluara me Kushtetutë, si parti e lirisë së fjalës, e lirisë së lëvizjes, e lirisë së sipërmarrjes, e lirisë së besimit, mbi këto liri është e ndërtuar çdo shoqëri e lirë, mbi këto liri është i ndërtuar dinjiteti i çdo individi, mbi këto liri është e ndërtuar mirëqenia e zhvillimi i çdo individi , familje, vendi dhe shoqërie. Si gjeneratë unë shoh këtu se të gjithë ju jeni të rinj, të reja, jeni faktikisht gjeneratë e lirisë, në këtë kontekst ju po hyni në shtëpinë tuaj, në shtëpinë e lirisë, ju po bashkoheni me forcën politike promotor i lirive dhe të drejtave njerëzore në Shqipëri, promotorë i dinjitetit njerëzor", u shpreh kryeministri.Kryeministri Berisha theksoi se me këtë vendim fisnik këta të rinj bashkohen me një forcë politike me të cilën ata do të ndihen krenarë me të shkuarën , të sotmen por dhe me të ardhmen e saj. "Ju -theksoi kryeministri-anëtarësoheni sot në partinë politike të fjalës së mbajtur. Gjatë 20 viteve Partia Demokratike ka shndërruar në realitet të prekshëm për çdo qytetarë të gjitha premtimet e saj të mëdha. Gjatë këtyre viteve Partia Demokratike me programin e saj ka bërë që Shqipëri sot, të jetë vite dritë larg asaj që ishte 20 vjet më parë".Kryeministri kujtoi arritjet e Partisë Demokratike gjatë këtyre viteve, e cila pas themelimit të saj, ku hodhi mënjanë zgjedhën komuniste dhe sistemin totalitar të barbarizmave me të mëdha që shqiptarët kishin njohur, ia doli me besim të madh tek liritë dhe vlerat të ndërtojë në Shqipëri ekonominë e tregut, ekonominë e bazuar në sipërmarrjen e lirë, në iniciativën e lirë të qytetarëve shqiptarë duke bërë të mundur që me programin e saj të hapë Shqipërinë drejt botës, ta anëtarësojë atë në KE dhe më pas në NATO, të firmosë me BE marrëveshjen e Stabilizim- Associmit dhe duke bërë të mundur që 2-3 javë më parë Komisioni Evropian të rekomandojë Shqipërinë për statusin e vendit kandidat.Duke folur për zgjedhjet elektorale që po afrojnë në të cilat PD ecën drejt mandatit të tretë, kryeministri ftoi të gjithë anëtaret dhe anëtarët më të rinj të Partisë Demokratike, por edhe të gjithë anëtarët e tjerë të PD dhe mbështetësit e PD për tu paraqitur në çdo derë e për të trokitur në çdo zemër me ballin lart, sepse ne pavarësisht nga vështirësitë, nga të metat apo gabimet, ne- theksoi kryeministri - kemi mbajtur fjalën tonë, kemi mbajtur premtimet tona."Natyrisht të dashur të reja dhe të rinj anëtar të rinj të PD-së dhe anëtarëtë vjetër të saj, ne nuk kërkojmë votat për ato që kemi bërë. Jo, votat i kërkojmë për ato që do të bëjmë katër vitet që vijnë, por këto që kemi bërë këto janë pasaporta e besimit ndaj nesh, këto janë pasaporta e ndershmërisë dhe sinqeritetit e fjalëve të mbajtura që ne ju kemi dhënë shqiptarëve, sepse në katër vitet e tjera është në detyrën tonë të bëjmë katër herë më shumë", theksoi kryeministri.Kryeministri u shpreh se katër vitet që vijnë janë vitet për ta shndërruar tërësisht Shqipërinë ta shndërrojmë. Ai ftoi të rinjtë shqiptarë dhe degët e PD në mbarë vendin të frymëzohen të marrin shembull nga të rinjtë e Sukthit. “Le të jetë ky akt një akt frymëzues për të gjithë të rinjtë dhe te rejat në Shqipëri, qytetarët dhe qytetaret e vendit për tu bashkuar sëbashku ne projektin e madh të Shqipërisë vend i zhvilluar, të Shqipërisë Evropiane"-tha ai.