Po kurohej për tension, vetëhelmohet në spital 69-vjeçari

Një person, i cili ishte i shtruar prej katër ditësh në spitalin e Tepelenës me tension të lartë dhe shqetësime të tjera shëndetësore , i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar me lëndë helmuese pesticide ( FOSFORISTIKE).Shtetasi Shqyri Rrapa , i datëlindjes 1943, lindur dhe banues në Luftinjë të rrethit Tepelenë , banonte me djalin dhe nusen e djalit , pasi bashkëshortia e tij ka ndërruar jetë para tre vitesh.Më 30 tetor ky shtetas ishte shtruar në Spitalin e Tepelenës pasi vuante nga tensioni i lartë,  nervi shiatik e probleme të tjera shëndetësore, por që gjatë ditës lëviste nga spitali duke dalë për kafe në qytetin e Tepelenës. Mëngjesin e së shtunës, kur infermjerja e turnit ka shkuar në dhomën e këtij shtetasi ka konstatuar se ky shtetas ishte në gjendje koma.Menjëherë është lajmëruar doktori që ndiqte ecurinë e shëndetit të këtij shtetasi i cili ka urdhëruar transportimin e të sëmurit menjëherë në drejtim të spitalit Rajonal Gjirokastër për ndërhyrje më të specializuar mjeksore pasi gjendja e tij paraqitej tepër e rëndë.Edhe pas ndërhyrjes më të speciaizuar në spitalin e Gjirokastrës dhe përkushtimit të ekipit mjekësor, Rrapa nuk ka mundur dot të shpëtojë , ku rreth orës 09.00 të ditës së sotme ka ndërruar jetë.Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor rezultoi se :Shyqyri Rrapa ka pirë lëndë heluese pesticide ( FOSFORISTIKE), një shishe të cilën mendohet se e ka marrë më parë vetë në famrmaci që tregetojnë lëndë kimike për buqësinë . Sipas deklarimeve të familjarëve ky shtetas edhe më parë ka shfaqur shenja depresioni që pas vdekjes së bashkëshortes dhe herë pas herë ishte shprehur se do vriste veten.Nga ana e policisë jane marre kampione gjaku te viktimes per te derguar ne laburatorin kriminalistik ne Tirane per te percaktuar llojin e lendes helmuese qe ka konsumuar viktima. Ndërkaq materialet i kanë kaluar Prokurorisë së rethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.