PS vijon akuzat ndaj CEZ: Qeveria e ERE s’kontrolluan investimet
Qeveria shqiptare ka rritur me ndërgjegje të plotë çmimin e energjisë elektrike në dëm të qytetarëve shqiptarë dhe në favor të Kompanisë CEZ. Kjo rritje u bë e mundur nga anekset bosh në kontratës së shitjes së OST-së.Deputeti socialist Arben Ahmetaj ka vazhduar sot të denoncojë atë që tashmë nga PS është konsideruar si piramida e re e qeverisë në fushën e elektroenergjitikës.Deputeti socialist ka paraqitur tre grafikë në të cilët tregohet qartë se si kurba e çmimeve është rritur nga vitit në vit, deri sa çmimi i energjisë ka arritur 200% më i lartë se ai i vitit 2005 për konsumatorët shqiptarë.Po ashtu në deklarimin publik deputeti socialist ka treguar se si Qeveria e ka detyruar KESH që të ulë çmimin me të cilin ia shet energjinë CEZ. Të gjitha këto “akrobaci” korruptive janë bërë në kurriz të konsumatorëve shqiptarë.