Ministria e Punës, nxitje të bizneseve sociale për luftimin e varfërisë

Për të zbutur varfërinë, kjo më tepër edhe në zonat rurale, Ministria e Punës nëpërmjet një projekti po ndihmon individë dhe biznesmenë në ngritjen e bizneseve sociale.Projekti synon të ndihmojë jo vetëm ata që e marrin përsipër një aktivitet të tillë, por edhe punësimin e kategorive të caktuara, kryesisht njerëzve në nevojë dhe të perosnave me aftësi të kufizuar.Idetë më të mira në ngritjen e aktiviteve të tilla janë parë në Universitin e Shkodrës, ku ekspertë të Ministrisë së Punës kanë njohur mendimet e qytetarëve.Prefektja e Shkodrës, Voltana Ademi, tha se bizneset sociale priten shumë shpejt të ngrihen në këtë zonë.Këto poltika aktive dhe programeve që mbështesin individin, synojnë të ndikojnë në zbutjen e varfërisë dhe në integrimin e shoqërisë. Për bizeneset sociale do të kijohet edhe një fond nga donatorët e investitorët.