“ACT NOW” për fëmijët në nevojë, maratonë vrapimi dhe mbledhje fondesh

“ACT NOW” lobon për mbështetjen e fëmijëve në nevojë. Në kuadër të veprimtarive ndërgjegjësuese “ACT NOW” është angazhuar në një fushatë sensibilizuese vrapimi për të mbledhur fonde për fëmijet, të cilët janë në nevojë dhe ata që janë jetimë.Kësaj nisme iu bashkuan diplomatë të akredituar në Tiranë , ambasadori i OSBE-së Eugen Wolfarth sëbashku me familjen e tij, zëvendës. ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, etj.Me dhjetëra persona i janë bashkuar kësaj nisme, duke mbledhur një fond i cili do të shkojë për fëmijët në nevojë.