Ronaldo show me Bruno Fernandes, Portugalia fiton miqësoren e fundit
Në Lisbonë, në stadiumin “Jose Avalade” me tifozë, skuadra e Santos mposhti lehtësisht 4-0 Izraelin që shënon dhe përgatitjen e fundit ndërsa tani e pas 11 Qershorit gjithçka bëhet serioze.
Ishte mbrëmja e Ronaldos dhe më së shumti e Bruno Fernandes si dy protagonistët kryesorë nga të cilët pritet shumë edhe nga tifozët. Ylli i Man. United hapi serine e golave me një gjuajtje në zonë pas një asisti nga Cancelo në zonë në 42’ dhe 2 minuta më vonë, Fernandes asistoi Ronaldon në golin e dytë me të majtën.
Portugezët shfaqën një lojë të sigurtë dhe Santos ka alternative shumë të vlefshëm për të qenë pretendentë sërish për t’u shpallur kampionë teksa Joao Cancelo shënoi golin e tretë në 87’ pas një asisti nga Guedes. Nuk mjaftoi me kaq pasi Bruno Fernandes realizoi edhe të katërtin në shtesë duke u bërë edhe ylli i mbrëmjes
Portugalia do ta nisë Kampionatin Europian më 15 Qershor me Hungarinë por ndërkohë Grupi F quhet ai i Ferrit pasi janë shortuar edhe Franca me Gjermaninë.
