Shtyhet firma e rinovimit, Brdariç: Nuk është çështje parash
Thomas Brdariç duket se ka prioritet Vllazninë edhe pse ka marrë oferta ku thuhet se Kukësi apo disa klube nga Kosova e kërkojnë trajnerin gjerman.
Sot bisedimet me sponsorin ose presidentin e ardhshëm të Vllaznisë, Xhaferri kanë vijuar madhe për më shumë se 2 orë kanë diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit mes tyre edhe për sezonin tjetër.

Në fund të takimit nuk pati shumë detaje edhe pse trajneri i Vllaznisë zbuloi se mungesa e rinovimit nuk është një çështje parash por ai e cilëson si një punë për t’u bërë në grup.
"Kemi vendosur për nesër dhe do shohim së bashku dhe vendosim nesër. Duket mirë por kemi nevojë të flemë sonte dhe nesër t'i shohim gjërat me qetësi. Jo nuk mund të themi që është e mbyllur për të ardhmen sepse kemi dy pika ndërsa të tjerat janë mbyllur dhe jemi afër besoj. E përgjithshmja është e mirë dhe jemi afër. Nuk është çështje thjeshtë parash, s'ka lidhje me paratë dhe ajo që unë kam kërkuar është që të jemi profesionist dhe të gjejmë mundësinë për të punuar në grup. Ajo që është e rëndësishme duhet ta përgatisim skuadrën për këtë kompeticion të rëndësishëm dhe për të ardhmen dhe kjo është e rëndësishmja përse ne duhet të punojmë në grup".

Ajo që diskutohet në shtypin vendas është projekti dhe merkato ato që po kërkon Brdariç i cili synon të thotë fjalën e fundit për largimet dhe blerjet e lojtarëve te Vllaznia. Gjithsesi, me fjalët pas takimit ka vend për optimizëm dhe pritet e Mërkura si dita finale ku mund të hidhet firma në kontratën e re.