Gjimshiti: Çekia është ekip fizik, grintën e kemi në vena

Mbrojtësi Berat Gjimshiti është zgjedhur për ndeshjen me Çekinë si kapiteni i skuadrës nga trajneri Reja dhe në konferencën për shtyp në krah të trajnerit, lojtari i Atalantës mendon se skuadra bëri ndeshje positive me Uellsin.
"Bëmë paraqitje pozitive me Uellsin dhe duhet të përmirësojmë disa gjëra. Ç ekia është ekip fizik dhe ne do të japim maksimumin tonë për ta fituar ndeshjen. Për lojtarët që do të luajnë, do të vendosë trajneri se kush do të jetë në mbrojtje”.
Ndërkohë që Çekia duket më agresive se Uellsi, Gjimshiti e pranon se skuadra nëse bën maksmumin mund t’ia dale teksa pranoi se grinta nuk i ka munguar asnjëherë Shqipërisë pasi ne e kemi në gjak.
"Çekia ka cilësi në sulm dhe mendoj se nëse japim maksimumin dhe jemi të përqëndruar mund t’ia dalim. Vetëbesimi për të bërë më shumë në sulm rritet në stërvitje. Futbolli në klube me atë në kombëtare nuk është njësoj. Mendoj se sulmi nis që nga mbrojtja dhe grinta na jep siguri në fushë. Nuk n aka munguar grinta pasi e kemi në venat tona si shqiptar dhe na ndihmon”, përfundoi mbrojtësi kuqezi.
