"Ose ne, ose ai". Si u rebeluan 10 lojtarë "los blancos" kundër Antonio Contes
Që Antonio Conte ishte një pretendent real për postin e trajnerit të Real Madrid nuk ka asnjë diskutim dhe ashtu siç dështoi kalimi te Tottenham për arsye ekonomike edhe te spanjollët ka një arsye por jo financiare.
"The Times," zbulon një bombë të vërtetë lidhur me dështimin e Contes në bisedimet për stolin e Realit, një revoltë të vërtetë të lojtarëve.
Sipas gazetës prestigjoze, 10 lojtarë të rëndësishëm të skuadrës, kanë kërcënuar presidentin Perez se do të largoheshin nëse trajner do të emërohej Antonio Conte. "The Times", nuk i zbulon emrat e rebelëve por siguron për burimin e lajmit ndaj dhe numri 1 i klubit u tërhoq nga bisedimet.
Arsyeja nuk ishte ekonomike dhe as për kërkesa të trajnerit italian por të grupit të cilët për shumë arsye nuk e pranonin dot atë. Stili i lojës, shumë mbrojtës është nje nga arsyet, e dyta temperamenti dhe stili autoritar i tij nuk pranohen nga futbollistët e Realit ndaj dhe Florentino Perez vendosi të rikthente Ancelottin, një trajner e thenë shqip, "babaxhan" por dhe me stil loje ofensiv ashtu sic i ka hije një ekipi si Real Madrid.
